DYLON

Faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit në facebook nuk është aktive, a u është hakuar?!

Faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit në facebook nuk është aktive, a u është hakuar?!
Avatar photo Redaksia

Faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit në facebook, ka disa orë që nuk është aktive.

EkoHigjiena

Të gjithë ata të interesuar që kërkojnë të shohin informacione që publikon kjo faqe më kot kërkojnë qasje sepse kjo faqe nuk u shfaqet.

Nga komuna ende nuk ka informacion zyrtar për këtë çështje. A u është hakuar faqja apo jo dhe cilat janë masat që po i ndërmarrin, a janë njoftuar organet kompetente të hetuesisë…, transmeton 2LONLINE.

Gjithsesi, faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit në facebook, e cila menaxhohet nga Zyra për Informim nuk është aktive dhe kujtojmë se edhe njëherë kjo faqe ishte hakuar dhe se pas diku pesë muajsh ishte rikthyer e funksionalizuar për të qenë e qasshme për publikun.

Përndryshe, nga Policia e Kosovës në Gjilan, deri në momentin e shkrimit thanë për 2LONLINE, se nuk ka denocime deri në këtë moment nga komuna se faqja e tyre është hakuar.   /2LONLINE/