Fantastike: Klubi i Xhudos Gjilani sjell medalje edhe nga një front tjetër
Derisa Klubi i Xhudos Gjilani me ekspeditën e saj është pjesëmarrëse në Bijelo Polje në Turneun “Kup Bijele Rade 2026”, ku sipas raportimeve të para, kemi të stolisur me medalje, edhe në një garë tjetër, “Judo for Peace”, që po mbahet në Pejë. xhudistët e këtij klubi po tregohen të suksesshëm duke rrëmbyer medalje.
Sot një pjesë tjetër e ekipit po merr pjesë në turneun “Judo for Peace” që po mbahet në Pejë, dhe ku vajza e djem të këtij klubi po hyjnë në tatami me të njëjtin vullnet dhe energji pozitive, duke bërë që ky klub sot po e përfaqëson Gjilanin denjësisht në të dyja frontet.
“Ekipi ynë i dytë shkëlqeu sot në Pejë në turneun “Judo for Peace”, duke u kthyer me katër medalje dhe duke dëshmuar forcën e vërtetë të klubit tonë! Me një performancë të jashtëzakonshme në tatami, fëmijët tanë treguan talent e karakter të fortë, duke na zbardhur fytyrën dhe duke vërtetuar se e ardhmja e xhudos sonë është në duar të sigurta. Krenarë pa fund me ju, kampionë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përndryshe, ja rezultatet e shkëlqyera të ditës së sotme: Isra Halimi – e artë. Agnesa Berisha – e argjentë. Rilind Sylejmani – i bronztë dhe Luan Berisha, po ashtu i bronztë. /2LONLINE/
