“Fanitje në Buhnajë”, libri më i ri i Hysen Këqikut
“Fanitje në Buhnajë”, është libri më i ri me poezi i shkrimtarit Hysen Këqiku, që doli nga shtypi.
Ky është libri i 49-të i autorit, i cili e ka ndarë gëzimin e tij me miqtë e librit dhe lexuesit e pasionuar, duke i informuar se tashmë edhe lexuesi mund ta ketë në dorë këtë vëllim poetik.
Siç bënë të ditur edhe vet autori, libri është me poezi për të rritur dhe ka 108 faqe i formatit A/5. Redaktor i librit është shkrimtari, kritiku letrar dhe opinionisti Shefik Shkodra i cili redakturën e librit e pasuroi edhe me një shkrim që botohet në fund të librit.
“Unë e falënderoj shumë për punën me përkushtim në redakturë dhe vlerësim në aspektin letrar”, ka thënë Këqiku.
Përndryshe, librin e botoi SHB “KURORA” në Gjilan, u shtyp në Shtypshkronjën Lena Grafik në Prishtinë. Piktura në kopertinë është marrë nga koleksioni i begatshëm i piktorit dhe pedagogut me merita të larta të Ramadan Arifit. Dizajnimin e kopertinës e realizoi Rrezart Fejzulllahu.
“Mua më mbetet që të gjithë ata që u morën me përgatitjen e librit, deri në botim, t’i falënderoj nga zemra e juve lexues e dashamirë të librit lexim të këndshëm”, ka thënë shkrimtari Hysen Këçiku. /2LONLINE/
