DYLON

Family Fun Day 2026, një festë e paharrueshme për komunitetin tonë!

Family Fun Day 2026, një festë e paharrueshme për komunitetin tonë!
Avatar photo Redaksia

“Mbrëmja festive dëshmoi se kur një komunitet bashkohet, krijohen kujtime të bukura. Fëmijë, prindër dhe familje kaluan orë të mbushura me buzëqeshje, lojë, kreativitet dhe argëtim në stacionet tona të shumta: Facepaint Station, Dance Station, Art Station, Games Station,  Bubble Station …dhe shumë aktivitete të tjera që e shndërruan Parkun Dardania në një hapësirë plot jetë, ngjyra dhe energji pozitive” , ka thënë Festa Shabani Tahiri, drejtoreshë në “Future School”.

Sipas saj, ky aktivitet ishte “Family Fun Day” i parë në qytetin e Gjilanit, por jo i fundit. “Me shumë krenari mund të themi se ky aktivitet do të kthehet në një traditë duke sjellë çdo vit familjet së bashku në një atmosferë të ngrohtë, edukative dhe argëtuese”, u shpreh Festa Shabani Tahiri.

EkoHigjiena

E shkolla “Future School”, ka një falënderim  për të gjithë ata që mundësuan dhe jetësuan këtë aktivitet si Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen, Naski Ahmetin dhe stafin e Dancing House për përkushtimin dhe programin artistik fantastik, stafin e mrekullueshëm të “Future School”, mësueset e kësaj shkolle që me kreativitet, energji dhe dashuri realizuan çdo aktivitet në stacionet e ndryshme.

Pastaj “Future School”, falënderon edhe Durresi SHPK për mbështetjen, Shtëpitë botuese “Pema” dhe “Buzuku” nga Prishtina për pjesëmarrjen dhe promovimin e leximit tek fëmijët dhe në fund, një falënderim i veçantë shkon për drejtoreshën Festa Shabani Tahiri, për vizionin, idenë dhe përkushtimin në realizimin e këtij eventi që solli buzëqeshje në fytyrat e qindra fëmijëve dhe familjeve. Kjo është arsyeja pse punojmë – për një komunitet më të lumtur, më të bashkuar dhe për fëmijë që rriten përmes përvojave të bukura. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.