/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kryetari i Degës së PDK-së së Gjilanit, Zenun Pajaziti bëri vizitë nënës së dëshmorit Bashkim Selishta – Petriti. Pajaziti ka thenë se jo vetëm në këtë ditë që është e rëndësishme por për çdo ditë dhe përherë duhet të shprehim nderimin dhe mirënjohjen për të gjitha familjet e dëshmorëve që dhanë më të shtrejtit e tyre për këto ditë që ne sot I gëzojmë në liri.
“Familjet e dëshmorëve meritojnë respektin dhe përkushtimin tonë të përhershëm për t’iu ndodhur pranë jo vetëm në ditët e shënuara, por edhe atëherë kur ato kanë nevojë, prandaj Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve, edhe me vizita në data të veçanta, sepse përpos përkujtimit në këto familje ne gjejmë dhe marrim forcë për vazhdimin e realizimit të aspiratave të dëshmorëve”, ka thënë Pajaziti.
Poashtu në kuadër të këtyre aktiviteteve, kryetari Pajaziti mori pjesë edhe në shtrimin e Iftarit të Organizuar nga Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan, për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit. /2L ONLINE/