DYLON

Familjes Shemsiu i dorëzohet pllaka e emërtimit të shkollës në Zabel me emrin e Zija Shemsiu

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ia ka dorëzuar sot familjes së Zija Shemsiu pllakën për emërtimin e shkollës fillore në lagjen Zabel i Sahitagës me emrin e këtij kolosi.

Pllakën e ka pranuar vëllai i heroit Zija Shemsiu, Shabani, i cili i emociouar tha se ky është nderi më i madh që ndonjë institucion ka bërë për familjen Shemsiu.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri tha me këtë rast se kjo është më e pakta që mund të bëjnë institucionet lokale për veprën heroike të Zija Shemsiut, i cili u sakrifikua për lirinë e shqiptarëve.

Ndryshe, në shtator të këtij viti, nxënësit e lagjes “Zabel i Sahitagës” do të mësojnë në shkollën fillore me emërtimin “Zija Shemsiu”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.