Përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur, Bajram Qerkinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për të shënuar 27 Prillin-Ditën e Personave të Pagjetur, tha se liria për familjet e të personave të pagjetur nuk është kuptimplotë sepse ata vazhdojnë të jetojnë me dhimbje e pritje, dhe kjo duhet të jetë udhërrëfyes për të gjithë drejtuesit e institucioneve tona.
Ai tha se tha si familjar dhe qytetar i Kosovës ka emocione të përziera pasi që është shumë rënd të flas në shënimin e datave të tragjedive të popullit tonë ku shënohet vrasja e mira më të dashurve tonë.
“Zhdukja masive e njerëzve na ka përcjellë gjeneratë pas gjenerate në Kosovë dhe lutemi që kurrë mos të ketë luftë më…Na duhet përkrahje nga ju deputetë të gëzuar që jo vetëm të flitni për politikë por të bëni presion te ndërkombëtarët në mënyrë që Serbia të tregojë për fatin e të dashurve tonë”, ka thënë ai.
Ai në emër të familjeve të të pagjeturve ka drejtuar disa kërkesa për institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.
“Kërkojmë përshpejtimin për gjetjen e të pagjeturve, të veprojnë mekanizmat e drejtësisë dhe kryerësit e krimit serb të dalin para drejtësisë, në dialog të përfshihet çështja e të pagjeturve, përmirësimi i amendamenteve për personat e pagjetur, të përmbushet premtimi me shkrim për ngritjen e Memorialit për të zhdukur, komisioni qeveritar për persona të pagjetur të fuqizohet”, ka thënë ai.