DYLON

Familja Jashari – Rast unik i flijimit për liri e dinjitet

Familja Jashari – Rast unik i flijimit për liri e dinjitet
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po organizohen nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kushtuar “Epopesë së UÇK-së” rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, sot u mbajt seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë solemne, ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional, kori diplomatik i akredituar në Kosovë, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, familjarë të dëshmorëve si dhe personalitete tjera të jetës politike e akademike në vend, fjalë rasti mbajtën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësoi lart sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të Familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Familja Jashari përshpejtoi kohën, përmbysi shekujt, ndërroi epokat dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit, si rast unik i flijimit për liri e dinjitet.

EkoHigjiena

“Brezat e rinj të shqiptarëve dhe miqtë e Kosovës na porosisin që ta ndërtojmë paqen për të gjithë, sepse ajo është më e vështirë se lufta, pra ta ndërtojmë një Kosovë të denjë për të gjithë qytetarët, të tillë çfarë e ëndërruan dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, pa dhunë e shtypje, pa padrejtësi e nëpërkëmbje. Ne, kemi ecur njëzet vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme”, tha Kryeministri Haradinaj, duke i ftuar të gjithë shqiptarët, gratë dhe burrat, partitë politike dhe liderët e tyre si dhe komunitetet me të cilët bashkëjetojmë, për unitet institucional dhe kohezion shoqëror, për t’i mbrojtur idealet e lirisë, për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.