DYLON

Familja Jashari ndezi rrezet e shpresës për liri

Familja Jashari ndezi rrezet e shpresës për liri
Avatar photo Redaksia

Me ndezjen e flakadanit të zjarreve në Kodren e Dëshmorëve në Gjilan, nën pjesëmarrjen e gjerë të institucioneve lokale të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, me pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve të Ushtrisë, Policisë dhe organeve të tjera të rendit dhe drejtësisë, është shënuar përfundimi i aktiviteteve kulturore në Gjilan, në kujtim të Epopesë së lavdishme të familjes Jashari.

Komuna e Gjilanit për 5,6 dhe 7 Mars kishte organizuar aktivitete të shumta që në 22 vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të kujtohen njëkohësisht edhe të gjithë të rënët në luftën për liri, sepse siç është thënë nga kryetarin Haziri, gjaku i dëshmorëve, heronjve e të rënëve, është themeli i fuqishëm i lirisë së Kosovës dhe njëkohësisht mbrojtja e garantuar me gjakun e tyre të njomë.

“Është shembull i rrallë por edhe i fuqishëm, kur një familje e tërë kundërvihet ndaj një regjimi kriminal që në Ballkan ka qenë i përgjakshëm, jo vetëm me Kosovën. Familja Jashari ndezi rrezet e shpresës për liri, ajo e tillë dhe shumë e fuqishme është edhe në rrugën e ndërtimit të shtetit. Bashkërisht jemi pranë të gjitha familjeve të cilat kanë dhënë vulën e lirisë me gjakun dhe sakrificën e tyre për liri”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka garantuar se angazhimi institucional do të jetë gjithnjë në shërbim maksimal ndaj qytetarëve, duke kujtuar të kaluarën e duke mos e harruar kurrsesi dhe me vizion për të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.