• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Familja e doktor Feti Hetemit falënderon të gjitha ata që shprehën ngushëllime

Redaksia 2LONLINE 24 Gusht, 2020 3 min
 Familja e doktor Feti Hetemit falënderon të gjitha ata që shprehën ngushëllime

Familja e mjekut të njohur internistit dhe nefrologut, Feti Hetemi, i cili humbi jetën më 19 gusht, në betejen me Covid-19, me anë të një letre kanë falënderuar të gjithë ata që ndanë dhembjen për humbjen e familjarit të tyre.

Këta të fundit kanë falënderuar edhe mantelbardhët që u përkujdesën maksimalisht për mjekun tashmë të ndjerë sa ishte në trajtim spitalor në QKUK, në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit, transmeton PlusTv.

LETËR FALËNDERIMI

Me rastin e vdekjes së familjarit tonë, Dr.Feti Hetemi, falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që shprehën ngushëllime dhe ndanë me ne dhimbjen në momentet e vështira që i përjetuam.

Duam të falënderojmë krerët e komunave të Anamoravës, Sokol Haliti dhe Arbër Ismajli, deputetë nga të gjitha subjektet politike, degët e subjekteve politike në Viti, institucionet shëndetësore në Viti, shoqatat e mjekëve dhe ato humanitare, qytetarët nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Diaspora që ndanë dhimbjen me ne, me rastin e humbjes së më të dashurit tonë Dr. Feti Hetemi.

Falënderim të veçantë për të gjithë ata që na vizituan këto ditë në shtëpinë tonë për të na ngushëlluar.

Mirënjohje të thellë për stafin shëndetësorë, që bënë të pamundurën gjatë trajtimit mjekësor ndaj prindit tonë:

Prof. Dr. Sali Ahmeti (Infektolog), Dr. Hamza Selmani (Kardiolog), Dr. Valbon Krasniqi (Drejtor i SHSKUK), Dr. Veli Rexha (Infektolog), Dr.Bujar Muqolli (Anesteziolog), Dr.Gezim Spahija (Anesteziolog), Dr. Dukagjin Berisha (Anesteziolog), Dr. Doruntina Bunjaku (Anesteziologe), Dr. Shpejtim Thaçi (Pulmolog), Dr. Murat Mehmeti (Infektolog), Prof. ass .Dr. Jeton Shatri (specialist i Radiologjisë), Dr. Hasan Rama (Mjek Familjar), Dr. Behgjet Shaqiri (Infektolog), Vjollca Kadolli (Drejtoreshë e QKMF në Viti), Ph. Melihate Hajdari (Farmaciste), Ph. Astrit Emerllahu (Farmacist).

Si dhe te gjithë stafin e Klinikes infektive dhe stafin e përkohshëm të mjekëve dhe infermiereve në Mjekësinë sportive.

Fjalët ngushëlluese dhe mbështetja e juaj, ka qenë dëshmi për solidarizimin e juaj me dhembjen tonë të madhe!

Urojmë që angazhimin dhe përkujdesin tuaj, të ua kthejmë në raste gëzimi!.

Me respekt, familja Hetemi  /2LONLINE.com/

Etiketa:COVID 19 doktor Feti Hetemit Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin

28 Qershor, 2022
Info+

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i

28 Qershor, 2022
Policia

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022
Shneta

Në tri ditët e fundit, 66 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan

28 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror

28 Qershor, 2022

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës

28 Qershor, 2022

Arrihet marrëveshja për dy projekte të mëdha, atë të rrugës së Mjakut dhe rrugës alternative në Stubëll

28 Qershor, 2022

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”

28 Qershor, 2022

Këshilli Komunal për Sigurinë në Bashkësi e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

27 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë përfundoi vizitat sistematike shëndetësore të mbi 1700 nxënësve vitias

22 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com