/2L ONLINE/ – Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në përiudhën e sundimit komunist, pushtetarët për interesat e “vëllazërim-bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar” e kanë shtrëmbëruar dhe falsifikuar historinë e lavdishme të kombit tonë pëmes shqipfolësve dhe shanlëpirësve të pushteteve.
Pas çdo kryengritje apo lufte çlirimtare, shqiptarët na dalin të jenë ata që kanë shtrëmbëruar historinë e tyre, duke mohuar heronjët e vërtetë,…në të shumtën e rasteve ata që kanë bashkëpunuar me armikun apo që kanë vra shqiptarë janë shpallur “heronjë dhe dëshmorë”,…përderisa luftëtarët dhe komandantët trima janë vra pas shpine gjatë apo pas lufte si “tradhëtar”!
Sindromi kancerogjen i bajraktarizmit i shfaqur brez pas brezi në shoqërinë tonë, është reflektuar negativisht dhe si është më së keqi në këto dy-tri dekadat e fundit, gjatë përpjekjeve të popullit tonë për çlirim dhe bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Pas çdo ngjarje, pas çdo aktiviteti dhe pas çdo sakrifice popullore, në sipërfaqe janë dalë pseudopatriotët të veshur në petkun e “shpëtimtarit” apo “çlirimtarit”, duke u shtyrë me brryla dhe me forcën e muskujve për të marrë meritat e të tjerëve.
Të tillë na dolën me bollëk pas luftës së fundit çlirimtare, ku shumë prej tyre u ngriten në karrierë politike dhe ushtarake duke u thirrur në emrin e dëshmorëve, gjakut të derdhur për liri, pa dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit.
Zhgënjimi i veteranit të luftës çlirimtare
Sa e pandershme dhe e pasinqertë, po aq fyes dhe denigrues është fakti që në të njëjtjën listë të veteranëve, çlirimtarëve të vërtetë, luftëtarëve që lanë gjymtyrët e trupit të tyre në fushat e betejës ballë për ballë me armikun të futen edhe sabotuesit e luftës çlirimtare, hajdutët dhe uzurpatorët, manipuluesi, falsifikatorët e deri tek bashkëpuntorët e armikut dhe tradhëtarët e kombit shqiptar.
Ditë më parë, gjatë një bisede me një veteran të vërtetë të luftës çlirimtare, bartës i armatimit disa herë gjatë luftës nga Shqipëria në Kosovë dhe pjesmarrës në shumë beteja,…i zhgënjyer në manipulimin me listat e veteranëve u shprehë, po citoj; “Sikur të kisha pasur një burim sa do të vogël ekzistencial për familjen shtatantarëshe, kurrën e kurrës nuk e kisha lënë pa dalur publikisht me e shqyer librezën dhe çertifikatën e veteranit të luftës çlirimtare,…e ndjejë vetën tepër të fyer të krahasohem me spiun dhe bashkëpuntor të Serbisë,…si dhe me ata që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e luftës çlirimtare (komandatntët e Rognerit), apo me ata që gjatë periudhës së luftës kanë qenë azilant në shtetët përëndimore…”
Më tepër se fyes për çlirimtarët është fakti tjetër, që në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj përiudhës së pas-pavarësisë, komandantët e djeshëm (varfanjak),…milionerët e sotëm janë shndrruar në “supermen” të skenës politike, të cilët për interesat e tyre personale janë duke dëmtuar interesat e vendit dhe rrënuar ardhmërinë e popullit të tyre!
Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizojeni qeverisjen e tyre. A kanë qeverisur me vendin ashtu siq e kemi pritur?
Kjo është një JO e madhe.
Qytetarët, nuk e kanë pritur, që 17 vjet pas lufte të hajnë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prap pas dere ata që na vranë dhe prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli, e në veqanti gjatë luftës së fundit !
Populli nuk e ka pritur në asnjë rrethanë, që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, sovranitetin dhe integritetin e vendit duke shkelur mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturëve,…përderisa një gjë e tillë është krejt normale për ndonjë pionerë të Titos dhe sllavokomunisti të përbetuar.
Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik
Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të përendimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…ngase këtë ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive !
Kjo klasë politike, që vjedhi pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë,…përgjegjëse është edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, e cila ka shkaktuar thyrje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe kusarët e pangopshëm politik.
Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënja e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”. /2L ONLINE/