DYLON

Falënderohet mërgimtari për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë

Falënderohet mërgimtari për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë i ndau falënderim mërgimtarit Rashit Rashiti për kontributin e tij të dhënë në fushën e shëndetësisë.

Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë ndarë sot një falënderim për mërgimtarin, Rashit Rashiti përmes të cilit Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka përfituar në pranverë të këtij viti një donacion prej pajisjeve të ndryshme mjekësorë në vlerë prej 15 mijë euro.

Drejtori Aliu dhe Drejtoresha Kadolli-Halili thanë se Komuna e Vitisë ju është mirënjohës z. Rashiti, bashkëpunëtorëve të tij por edhe Klinikës “Grengettes” me seli në Gjenevë të Zvicrës për donacionin e dhënë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.