DYLON

Faleminderit SHBA

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776 përbën jo vetëm ngjarjen më të shënuar në historinë e kombit të madh amerikan, por edhe fillimin e rrugëtimit të qytetërimit tonë dhe vlerave më të larta të shoqërisë njerëzore. Ata dëshmuan që rruga më e drejtë për progres është rruga e lirisë dhe këtë e kultivuan si bazë fundamentale të saj.

Presidenti i ndjerë i SHBA-së John F. Kennedy potenconte se çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë duke e sakrifikuar edhe financiarisht e ushtarakisht edhe shtetin e tyre. Shqipëtarët duhet të kujtojnë me dashuri, edhe presidentin Woodrow Wilson, i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit Woodrow Wilson. Duhet të mos harrojmë, që po i njejti President, në vitin 1913 e njohu Pavarësinë e Shqipërisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu rol vendimmarrës ka treguar edhe Presidenti John F. Kennedy gjatë vitit 1962, i cili haptas u tregoi “Sovjetikëve”, që nëse pushtohet Shqipëria, pasojat ndërkombëtare, do të jenë shumë të rënda. Diplomacia amerikane, nuk është e njohur për gjuhë dhe retorik agresore, mirëpo kur në pyetje kanë qenë shqiptarët, diskursi retorik shpesh herë ka ndodh të ndryshohet. Ishte vendosmëria e SHBA-ve dhe ndërhyrjes së saj ushtarake në kornizën e NATO-s që shpëtoi popullatën e Kosovës nga gjenocidi serb dhe nga lideri i egër i Serbisë – Sllobodan Milloshevic. Vuajtjet, malltretimet, terrori ndaj popullatës civile, u ndalën fal përkushtimit të Presidentit Bill Clinton. Për Kosovën, ndërhyrja e NATO-s ndryshoi përgjithmonë historinë e saj dhe të shqiptarëve në tërësi.

Presidenti Bill Clinton dhe Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright nuk do të harrohen kurrë për vendimet e guximshme dhe jetike për shtetin e Kosovës që ndërmorën në pranverën e vitit 1999. Ata i dhanë kthesë historisë sonë. Gjithashtu duhet cekur edhe përkushtimi dhe ndihma e presidentit Xhorxh Bush, i cili u tregoi gjithë botës që Shteti Kosovës, i përmbush gjithë standardet ndërkombëtare, për të shpallë Pavarësinë e saj. Kjo gjë edhe ndodhi më 17 Shkurt të vitit 2008. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, populli amerikan, dhe udhëheqësit e saj të njëpasnjëshëm, gjatë periudhave të ndryshme historike, treguan miqësi ndaj Shtetit të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve anekënd botës. Sot, 4 Korriku është festë edhe për gjithë shqiptarët. U jemi mirënjohës dhe përulemi ndaj ndihmës, përkushtimit, sakrificës që ju i ofruat shqiptarëve. Miqësia me SHBA-të është e fuqishme dhe do të duhej me qenë e përhershme. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan.

/ Drilon Milazimi – Kryetar i Këshillit të Nxënësve Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.