Faleminderit BE, por 17 shkurti i 2008-së nuk ndryshohet!

Faleminderit BE, por 17 shkurti i 2008-së nuk ndryshohet!

Presioni ndërkombetar mbi Kosovën, për mendimin tim është presion për të heqë dorë nga sovraniteti, autoriteti shtetëror dhe kushtetuta e Kosovës, dhe akti i shpalljes të Kosovës shtet. Në të njëjtën kohë, është presion për të heqë dorë nga çdo vlerë e krijuar me sakrificë e mund.

Shkruan: Ardian Azemi

Presion, përpjekjet tona për të ndërtuar një shtet funksional, me sovranitet e ligjshmëri, një shtet shembull për respektimin e palicave. Madje, është presion për të hequr dorë nga vetëvetja, për më keq, është presion për ta lejuar faktorizimin e Serbiseë dhe ndikimin e saj në rregullimin e brendshëm shtetëror në Kosovë.

Bashkimi Evropian, gjegjësisht Parlamenti Evropian, e ka përshëndet Serbinë për përpjekjet që po i bënë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa urdhëron Kosovën ta tërëheqë masën prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Fatkeqësisht, me këto sjellje dhe qëndrime të Bashkimit Evropian, po ruhet “tharmi” i politikave te kahmotshme evropiane kundrejt shqiptarëve, veçanarisht kundrejt Kosovës.

Me i vlerësuar si përpjekje për normalizim të marrëdhënieve veprimet e Beogradit kundër Kosovës, ose duhet të jeshë totalisht i pa informuar, ose ekstremisht mbështetës i kësaj politike çfarë po e praktikon Serbia tani e mbi një shekull kundër shqiptarëve. Realisht, ata që e duan të mirë për popujt evropian dhe të Ballkanit, do te duhej ti reagonin ashpër dhe me gjitha mjetet demokratike kësaj politike diskriminuese që po e praktikon BE-ja. Të mbështetet një shtet, politika e të cilit lufton me gjitha mjetet shtetin fqinjë, dhe në të njëjtën kohë të bëhet thirrje për fqinjësi të mirë për shtetet që aspirojnë të bëhen pjesë e saj, sinqerisht ta gërditë këtë familje të madhe shtetesh.

E kuptojmë situatën e krijuar. Taksa është mjeti i fundit që Kosova kishte ne dispozicion kundër agresionit serb mbi shtetin tonë. Si shtet e si qytetarë, nuk kemi reaguar shumë atëherë kur dialogu kishte filluar pa asnjë kusht, as ndaj Serbisë e as ndaj BE-së. Kishim vlerësuar se duke bërë përpjekje për normalizim, do të njihej vullneti i Kosovës dhe të respektohej gatishmëria jonë për të ecë përpara bashkë me shtetet tjera, duke përfshirë këtu edhe Serbinë, e cila ende mbanë nën themele objektesh trupa të pa jetë të shqiptarëve. Tani po e kuptojmë se ishim gabuar, madje qenkemi mashtruar nga BE-ja.

Qeveria e Kosovës nuk duhet të zbrapset nga vendimi për taksën. Madje, meqë kemi zhvillime të reja, duhet ti ashpërsoj masat ndaj Serbisë. Presioni nuk duhet t’na zbrapsë, sepse jemi në të drejtën tonë, në mbrojtje të shtetit dhe interesit qytetarë. Në gjendje normale, ku politika dhe politikanët punojnë për qytetarin dhe interesin e shtetit, dhe ku interesat e përgjithshme vihen mbi ato partiake, zhvillimet e fundit në Kosovë do te duhej ti bënin bashkë të gjitha institucionet e shtetit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të duhej të organizojnë një takim me të gjitha partitë politike parlamentare dhe bashkërisht të gjejnë forma sesi ti përgjigjen presioneve ndërkombëtare dhe me çfarë metoda do ta mbrojmë shtetin. Ata që janë kundër taksës, tani për tani është Serbia dhe BE-ja, dhe presim ta bëjnë zyrëtare qëndrimin kundër taksës edhe ata që i kemi këndej pari, dmth brenda llojit.

Në bazë të deklarimeve të kryeministrit, kuptojmë se nuk ka zbrapsje nga vendimi. Nëse presionet marrin përmasa shqetësuese, atëherë duhet ti lihet në dorë reagimit qytetarë. Populli është sovrani, dhe me të drejt duhet ta thotë fjalën e vet. Natyrisht, nëpërmjet rrugëve demokratike, siç është protesta gjithëpopullore.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE