DYLON

Faleminderit Bashkatdhetarë!

Avatar photo Redaksia

Leonard Miftaraj

/2L ONLINE/ – Ne pamundësi që të ju shkruaj secilit, të dashur bashkatdhetarë nga e gjithë bota dua që përmes këtij shkrimi të ju falënderoj nga zemra që po e gjallëroni Kosovën, apo, në të kundërtën nuk po e lejoni që të vdes. Nuk ka dyshim që jeni pjesa më besnike e popullit përkundër që shteti i këtij populli nuk ua kthen as minimalisht të mirat karshi sakrificës që e bëni çdo ditë për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

EkoHigjiena

Sigurisht se dëshira për ta vizituar atdheun dhe familjen fillon të zbehet po sa ti afroheni Kosovës. Duke u munduar nëpër kufijtë rreth Kosovës me orë të tëra sidomos nga Serbia si rezultat i mosfunksionimit të një politike te jashtme, duke e vërejtur padrejtësinë politike e ekonomike të pushtetit ndaj qytetarëve të cilët njëkohësisht janë familjarët tuaj, duke e parë mosgatishmërinë që shteti të nisë projekte për zhvillim ekonomik ne bashkëpunim me kapitalin dhe përvojën tuaj, nuk ka dyshim se i tërë entuziazmi dhe lumturia që po riktheheni në vendlindjen tuaj do të venitet.

Shtohet irriitimi dhe pakënaqësia kur tentohet edhe të manipulohet me juve duke u munduar që qyteteve tone ti vihet mbi, një petk i hareshëm e festiv si orvatje për ta mbuluar gjendjen e rëndë. Fjala është për koncertet dhe manifestimet e ndryshme të cilat komunat si pjesë e programit ‘’mirëseardhës’’ i organizuan të cilat po të analizohen thellë e thellë nuk kanë tjetër qëllim përpos se të tentohet të manipulohet me ju, pa i harruar edhe pritjet me bakllava ne aeroportin Adem Jashari.

Por ju mos u dorëzoni sepse e ardhmja pikërisht pse është e ardhme ka shpresë. E ardhmja është mundësi për ne dhe ju duke u bashkërenduar sepse ju jeni ne dhe ne jemi ju. Kosova nuk mundet pa ju e ne nuk do të dorëzohemi derisa Kosovën ta bëjmë siç doni ju, siç e meritoni dhe siç duhet jetë.

Faleminderit bashkatdhetar!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.