• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Fakulteti Juridik i UKZ-së pjesë e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve mbajtur në UT

Redaksia 2LONLINE 21 Nëntor, 2022 2 min
 Fakulteti Juridik i UKZ-së pjesë e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve mbajtur në UT

Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qenë bashkë organizatorë në Universitetin e Tetovës, nga data 16 deri më 18 nëntor 2022, ku  i ka zhvilluar punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale  dhe Arteve, ku kanë marrë pjesë 485 hulumtues shkencorë nga 25 njësi akademike.

Brenda këtij Kongresi u organizuar 5 Konferenca Shkencore. Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishte bashkë organizator i Konferencës së 7-të Shkencore Ndërkombëtare me Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe me Fakultetin Juridik të UHZ-së.

Në këtë konferencë nga Fakulteti Juridik i UKZ-së, me punime shkencore morën pjesë 20 profesorë dhe asistentë rregullt dhe të angazhuar. Punimet më të përzgjedhura të konferencës do të botohen në revista shkencore të indeksuara në platformën SCOPUS.

Me ketë rast Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Sadik Haxhiu tha se qëllimi i pjesëmarrjes në ketë konferencë ishte shpërndarja dhe afirmimi i rezultateve kërkimore, shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të çështjeve kryesore, sfidave dhe pengesave, nga fushat përkatëse shkencore.

Dekani Haxhiu tha se konferenca në fjalë, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar dhe forcuar bashkëpunimin dhe rrjetëzimin e mëtejshëm që mundëson shkëmbimin e ideve të studiuesve nga vende të ndryshme, nga fusha të ndryshme kërkimore dhe nga nivele të ndryshme të karrierës kërkimore-shkencore. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Fakulteti Juridik Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Humane rekomandojmë Sociale dhe Arteve Tetovës Universiteti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

30 Janar, 2023
Policia

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për pesë ditë

30 Janar, 2023

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com