DYLON

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Ngritja e Vetëdijes dhe Besimit të Qytetarëve në Institucionet e Drejtësisë”, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” organizoi panelin “FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi”.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të kampanjës “Qasja në Drejtësi”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe studentëve mbi të drejtat dhe mekanizmat e sistemit të drejtësisë.

EkoHigjiena

Studentë dhe njohës të fushës, krijuan një diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar qasjen në drejtësi.

Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, Dekane e Fakultetit Juridik, tha se ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për studentët që të njohin më mirë institucionet e drejtësisë dhe të ndërtojnë besim në sistemin tonë ligjor.

Gjatë ngjarjes, u prezantua dhe “Udhëzuesin Praktik për Qasjen në Drejtësi”, dokument i cili ka për qëllim të fuqizojë qytetarët me njohuri ligjore dhe t’i orientojë ata në sistemin e drejtësisë.

Nga ana e tyre, përfaqësues të organizatës FOL theksuan rëndësinë e udhëzuesit praktik të përgatitur për qytetarët, duke thënë se udhëzuesi ofron informacione të qarta dhe praktike për të gjithë ata që duan të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre dhe mënyrat për t’i ushtruar ato. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.