DYLON

Fakulteti Juridik i UKZ-së dhe Prokuroria e Gjilanit shohin mundësitë̈ e bashkëpunimit për praktikën profesionale të studentëve

Fakulteti Juridik i UKZ-së dhe Prokuroria e Gjilanit shohin mundësitë̈ e bashkëpunimit për praktikën profesionale të studentëve
Avatar photo Redaksia

Dekanja e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi, profesori i Katedrës ndërkombëtare Prof. Ass. Dr. Selim Daku, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të UKZ-së si dhe Sekretarja e njësisë akademike znj. Blerta Dushica, gjatë ditës së sotme kanë realizuar një takim në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, në të cilën janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie z. Arben Kadriu.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Fakultetit Juridik dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, veçanërisht për bashkëpunimin e dy institucioneve në procesin e realizimit të praktikës profesionale të studentëve.

EkoHigjiena

Praktika profesionale sipas akreditimit të planprogramit studimor të vitit 2020, në Fakultetin Juridik është paraparë të jetë në semestrin e tetë të studimeve dhe do të realizohet për herë të parë. Në realizimin e saj, një kontribut të çmueshëm do të ofrojë veçanërisht bashkëpunimi i theksuar.

Një bashkëpunim i tillë është jashtëzakonisht i mirëpritur nga Fakulteti Juridik dhe nga studentët e kësaj njësie akademike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.