DYLON

Fakulteti i Shkencave Sociale zgjeron bashkëpunimin me Qendrën Kosovare për Diplomaci

Fakulteti i Shkencave Sociale zgjeron bashkëpunimin me Qendrën Kosovare për Diplomaci
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendra Kosovare për Diplomaci, në kuadër të zgjerimit të partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e diplomacisë.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta, organizim të trajnimeve, debateve dhe aktiviteteve me karakter diplomatik, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa që lidhen me politikën e jashtme, diplomacinë dhe çështjet ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në emër të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendra Kosovare për Diplomaci e nënshkroi Prodekani, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri.

Gjatë takimeve të zhvilluara, Prodekani Haziri, theksoi rëndësinë e këtyre marrëveshjeve për zhvillimin institucional të fakultetit dhe përgatitjen profesionale të studentëve. Ai nënvizoi se ndërlidhja me organizatat profesionale krijon hapësira konkrete për zhvillimin e aftësive praktike dhe orientimin e hershëm akademik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.