DYLON

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ paraqiti programet e tij para nxënësve maturantë

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ paraqiti programet e tij para nxënësve maturantë
Avatar photo Redaksia

Dr. Selim Daku, profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur një  ligjëratë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në të cilën pos stafit tjetër përcjellës nga ky universitet kanë marrë pjesë nxënës maturantë dhe të klasave të njëmbëdhjeta e të cilët nga afër janë njoftuar me programet që i ofron Univerziteti “Kadri Zeka” në Gjilan e veçanërisht departamenti i Shkencave Sociale me programet e tij Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane.

Dr. Selim Daku, dekan në Fakultetin e Shkencave Sociale ka theksuar se UKZ ofron programe të ndryshme të studimit në Kampusin që gjendet shumë afër nga shkollat e mesme e në të cilin studimet janë falas, me mundësi përzgjedhjeje të drejtimeve tejet joshëse dhe për të cilat tregu i punës ka nevojë dhe në të cilin ofrohen edhe studimet master.

EkoHigjiena

Sipas Dakut, në kuadër të UKZ-së organizohen edhe trajnime të tjera, ky universitet ka bashkëpunime me shumë universitete të tjera evropiane e botërore dhe se nga ky universitet kanë dalë shumë studentë të cilët kanë bërë emër në shkencë dhe në jetën publike në Kosovë e më gjerë.

Daku që ka mbajtur një ligjëratë mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane ka folur për rëndësinë e madhe të studimit në këtë fushë, nga e cila do të dalin diplomatët e ardhshëm të Kosovës, andaj ai u ka bërë ftesë nxënësve maturantë që t’i bëjnë një vizitë Kampusit Universitar dhe të shohin nga afër programet që aty ofrohen.

Mysafirët nga UKZ janë ndalë në një bashkëbisedim me nxënësit maturantë, të cilët preferojnë më tepër shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare apo edhe shkencat sociale.  /2LONLINE/