DYLON

Fakulteti i Shkencave Sociale i UKZ-së ka mbajtur trajnim për përpunimin e të dhënave hulumtuese

Fakulteti i Shkencave Sociale i UKZ-së ka mbajtur trajnim për përpunimin e të dhënave hulumtuese
Avatar photo Redaksia

Më 19 qershor 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt trajnimi i radhës për studentët dhe nxënësit maturantë të shkollave të mesme, në kuadër të laboratorit të ri të FSHS-së.

Trajnimi u organizua nga programi “Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet evropiane”, derisa e udhëheqi prof. ass. dr. Avni Rudaku dhe Dr. Asdren Toska. Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve në përpunimin e të dhënave hulumtuese, duke u fokusuar në analizat statistikore dhe softuerët përkatës si SPSS, ATLAS.ti, Strata, Excel e OpenRefine.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshihen në të gjitha fazat pas grumbullimit të të dhënave, duke filluar nga futja dhe pastrimi i tyre, vizuelizimi dhe analiza statistikore, interpretimi dhe diskutimi, deri te përfundimi dhe dhënia e rekomandimeve përfundimtare.

Trajnimi ofroi njohuri të zgjeruara mbi statistikat deskriptive, testimin e hipotezave, analizat e korrelacionit, t-testin, ANOVA, regresionin linear, Chi-katrorin, Testin e Kruskal-Wallis dhe interpretimin e intervaleve të besueshmërisë.

Ky trajnim përbën fazën e dytë të një cikli trajnimesh të nisura më herët, ku pjesëmarrësit u përgatitën për aspektet themelore të hulumtimit, përpilimin e pyetësorëve dhe intervistave, si dhe për zbatimin praktik të dy hulumtimeve aktuale të FSHS-së:

— “Hulumtimi mbi preferencat e të rinjve për destinacionet turistike në Evropë”;

— “Ndikimi i distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Përmes këtij angazhimi konkret në hulumtime në terren, Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ po promovon qasjen praktike në arsim, duke forcuar bashkëpunimin me nxënësit e shkollave të mesme dhe duke orientuar brezat e rinj drejt programit të ri të akredituar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.