DYLON

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim pune për procesin e riakreditimit të programeve studimore

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim pune për procesin e riakreditimit të programeve studimore
Avatar photo Redaksia

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një takim pune me stafin akademik dhe administrativ, i thirrur nga u.d. dekania, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, me qëllim të diskutimit dhe koordinimit të aktiviteteve që lidhen me procesin e riakreditimit të programeve studimore të fakultetit.

Gjatë takimit u trajtuan çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me përgatitjet për riakreditimin e programeve, përmbushjen e standardeve të cilësisë, dokumentacionin e nevojshëm dhe angazhimet konkrete të stafit në këtë proces.

EkoHigjiena

U.d. dekania, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë stafit për të siguruar një proces sa më të suksesshëm të riakreditimit, duke vlerësuar se cilësia akademike dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programeve studimore mbeten prioritete të Fakultetit të Edukimit.

Pjesëmarrësit diskutuan hapat e mëtejmë, afatet kohore dhe detyrat specifike që duhet të realizohen në kuadër të procesit të riakreditimit, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të përcaktuara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.