Të gjitha shprehitë dhe veset tona luajnë rol të tëndësishëm në shëndetin tonë që na përcjell gjatë jetës. Ekëzistojnë shumë shprehi nga jeta e përditshme të cilat në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në plakjen e parakohshme ose në ruajtjen e pamjes rinore. Disa nga faktorët ndikues në plakjen e parakoshme janë;
Konsumimi i sheqerit
Konsumi i tepërt i sheqerit është i lidhur gjithashtu me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe kacerin. Sheqeri gjithashtu ndikon në përshpejtimin e plakjes fizike duke e bërë fytyrën të duket e lodhur dhe përshpejton shfaqjen e rrudhave, prandaj bëni kujdes me konsumin e tij.
Pagjumësia
Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund ta dëmtojë në mënyrë drastike jeten tuaj. Sigurohuni që të bëni 7-8 orë gjumë.
Moskujdesi ndaj vetes
Njerëzit të cilët fokusohen shumë në punët e tyre të përditshme harrojnë të përkujdesen për lumturinë e tyre. Kujdesoni që një ditë në javë të bëni ato gjëra të cilat ju bëjnë me të vërtetë të lumtur.
Përdorimi i alkoolit
Pirja e alkoolit është një mënyrë e thjeshtë për të shpëtuar nga realiteti, por kjo nuk zgjidh asgjë. Pirja e tepruar e alkoolit mund ju bënë të dukeni për disa vite më të vjetër. Mësohuni që problemet tuaja ti zgjedhni pa “ndihmën” e alkoolit.
Energjia negative
Mbajtja e inateve dhe e zilisë shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut, stresin, ankthin dhe madje edhe depresionin. Për të mirën tuaj mësohuni të falni dhe të vazhdoni përpara.
Vetmia
Vetmia shkakton një sërë sëmundjesh. Tentoni që sa më shumë të kaloni kohen me miqtë tuaj më të mirë. Ata mund të ofrojnë një perspektivë të ndryshme mbi sfidat tuaja dhe të ju shtyjnë për të ndjekur ëndrrat tuaja.
Përdorimi i kimikateve
Kimikatet janë bërë një pjesë e jetës së përditshme. Ato gjenden kudo: në detergjente, tualet, pastrus të produkteve dhe ushqimeve etj . Çdo gjë që vjen në kontakt me lëkurën tuaj ose me ushqimin tuaj duhet të jetë i lirë nga toksina. Prandaj, tentoni të kosnumoni sa më shumë produkte organike.
Mungesa e intimitetit
Duke qenë intime me partnerin tuaj është thelbësor për shëndet të mirë. Duke pasur kontakte të rregullta seksuale forcohet sistemi imunitar. Kjo gjithashtu rezulton në një përgjigje më të mirë ndaj stresit.
Mosaktiviteti fizik
Ndjenja e fajit për peshën tuaj të çon në të menduarit negativë për veten dhe jeten. Pesha e tepërt mund të bejë që të shfaqen një sërë sëmundjesh përfshirë depresionin. Prandaj, preferohet që në baza ditore të merreni me aktivitete fizike.
Serioziteti
Marrja e gjërave me shumë seriozitet ndikon në humbjen e humorit dhe buzëqeshjes tuaj. Është me rëndësi që ndonjëherë ti merrni sfidat tuaja me më shumë humor. Optimizmi është qelësi i një jete të gjatë.