Selektori i kombëtares së Belgjikës tha se fakti që ai ka zgjedhur të përfaqësojë këtë kombëtare nuk i siguron atij pjesëmarrjen në botërorin, Brazili 2014.
Marc Wilmots, selektori i kombëtares së Belgjikës tha se mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj i Manchester Unitedit do të jetë në listën e gjërë të futbollistëve që ai do të grumbullojë për kupën e botës, Brazili 2014.
“Dëshiroja të kam një bisedë të qetë. Ishin ende katër muaj e gjysmë para botërorit dhe nuk isha me nguti. Me Adnanin dhe babain e tij kam biseduar më shumë se tre orë. I thashë se e kuptoj ndjeshmërinë e familjes për Belgjikën dhe dëshiron për të mbajtur lidhje me vendin e origjinës”, tha ai për Le Soir, transmeto Sporti.com.
“Adnani është lindur në Bruksel, është edukuar dhe krijuar si futbollist i ri te ekipi i Brukselit e Anderlechtit, para se të largohej. Vendimi prandaj ka qenë i vështirë. Iu tregova se cili do qoftë vendimi i Adnanit, ne do ta respektonim. Dhe për mua do të ketë respektin në rend të parë”.
Trajneri tregoi se nuk ka siguri. “Gjërat ishin të qarta ndërmjet nesh: ai nuk pranoi siguri se do ta ketë të sigurt pjesëmarrjen në botëror. Vetëm në fund do të dihet nëse selektohet. Nuk kemi bërë asnjë presion asnjëra palë. Unë vetëm dëshiroja një përgjigje për çështje praktike: dëshiroja përgjigje deri më 30 prill për të përgatitur listën përfundimare për 13 maj. Të gjithë jemi pajtuar se Adnani do të fillojë me kualifikime për Euro 2016 që fillojnë në shtator me ndeshjen kundër Izrelit. Gjërat pastaj u sqaruan shumë shpejt dhe unë mund të komunikoja faktin se lojtari është i gatshëm për kombëtaren e Belgjikës”.
19 vjeçari ka shënuar 27 paraqitje në stinorin e tij debutues. “E kam përcjellur në disa lojë, do të dëshiroja ta shoh edhe në ushtrime. Ai do të jetë pjesë e ekipit në kampin në Genk dhe Suedi. Pastaj e vërtetë do ta dalë nga fusha, ai duhet të fitojë shansin dhe duhet të luftojë për një vend si të gjithë lojtarët e tjerë. Sepse them kjo nuk i jep garanci. Ajo që mund të them është se djalshi ka një profil interesant”.