DYLON

FAK-u, pastaj zgjedhjet

Avatar photo Redaksia

Pas miratimit të Gjykatës Speciale dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it, në agjendën e kryeministrit Hashim Thaçi mbetet miratimi i Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, para se të shkohet te vendimi eventual për zgjedhjet e parakohshme.

Ky Ligj dikton edhe nevojën e disa ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që të bëhet transformimi i FSK-së në FAK. Hapja e kushtetutës do ta sjellë sërish në opsion edhe idenë e pakicave që të vazhdohen ulëset e rezervuara edhe për një mandat. Deshi apo nuk deshi, Kuvendi i Kosovës do të detyrohet të marrë një qëndrim për apo kundër edhe për këtë çështje, ngase votat e pakicave do të jenë të domosdoshme për transformimin e FSK-së në FAK.

EkoHigjiena

Sipas një agjende, që citon gazeta Tribuna, lideret kishin përcaktuar në marrëveshjen e tyre të 14 shkurtit, liderët e PDK-së dhe LDK-së, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, parashihnin që të gjitha çështjet, sipas tyre me rëndësi, të përmbylleshin dhe më pas të caktohej data e zgjedhjeve, që sipas pretendimeve të tyre i binte diku në mesin e muajit qershor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.