DYLON

Fajtor Qeveria!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rexhep Kadriu, i sapo rizgjedhur kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, më kot kishte shpresuar se urimin e parë, për këtë besim të marrë nga struktura, anëtarësia dhe qytetarët/simpatizusit e AAK-së, për t‘i prirë AAK-së edhe për një mandat, do ta kishte nga kreu i këtij subjekti Ramush Haradinaj. Kjo nuk u bë, për faktin se pikërisht me 17 qershor kur mbahej Kuvendi i AAK-së së Gjilanit, në të njëtën ditë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ndalua në Slloveni shkaku i një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Kadriu ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se këtë e kanë përjetuar keq, si një goditje të rëndë për AAK-në, sepse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të gjitha proceset nga viti 2004, të gjykatës ndërkombëtare i ka kaluar dhe ka dëshmuar pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së. Ai tha se kjo është një padrejtësi e radhës që i bëhet kryetarit Haradinaj, në proceset më të rëndësishme që po i kalon Kosova, gjatë kësaj periudhe.

EkoHigjiena

“Për ne, si degë e AAK-së, është e papranueshme sjellja e autoriteteve sllovene karshi një ish kryeministri dhe deputeti të Parlamentit të Kosovës. Po ashtu për ne, është e papranueshme sjellja e Qeverisë së Kosovës karshi njerëzve të luftës çlirimtare, sepse krejt kjo është rrjedhojë e keqqeverisjes së vendit, qysh prej qeverisjes së kaluar, sepse për pastrimin e listave është dashtë të merret Qeveria e Kosovës e jo tani të kërkohet, siç kërkon Hashim Thaçi, ndihmë në pastrimi ne listave në dialogun me Beogradin”, ka thënë Kadriu.

I pari i AAK-së në Gjilan, thotë se kjo Degë është në koordinim të vazhdueshëm me qendrën dhe janë duke marrë pjesë edhe në protestën paqësore të organizuara para ambasadës sllovene, madje strukturat e Degës në Gjilan kanë qenë mbrëmë tërë natën në këtë protestë, do të jenë edhe sot dhe në ditët në vazhdim, deri në lirimin e kryetarit Haradinaj dhe kthimin e tij në Kosovë.

“Ftojë njerëzit e AAK-së, që marrin pjesë në protestë, për ta bërë protestën në mënyrë dinjitoze e të qetë, sepse qëllimi është lirimi sa më i shpejtë i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, e jo dëmtimi i pronës”, ka thënë Rexhep Kadriu, kryetar i AAAK-së dega në Gjilan, njëherësh nënkryetar komune. Sipas tij, Haredinaj duhet të lirohet e të kthehet në Kosovë sa më parë, dhe kjo nuk do të duhet të ndodh kurrë më, dhe për këtë duhet të bëhet e përgjegjshme Qeveria e Kosovës. /2L ONLINE/


Foto nga arkivi


Foto nga Kuvendi i AAK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.