DYLON

Fadil Berisha pranon çmimin Mërgimtari i Vitit nga Ministri Gashi: “Çmim që kam afër zemrës”

Fadil Berisha pranon çmimin Mërgimtari i Vitit nga Ministri Gashi: “Çmim që kam afër zemrës”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike njëkohësisht dhe zv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Dardan Gashi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në ShBA, ka takuar artistin dhe fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha.

Së bashku me Konzullen e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatçiu në ambientet e Konsullatës, Berishës ju nda edhe çmimi traditional “Mërgimtari i Vitit”.

“Bashkatdhetarët tanë si z. Fadil Berisha janë duke i dhënë imazhin më të mirë kombit shqiptar nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Me punën e tyre dhe sukseset e jashtëzakonshme të arritura jane bërë shembull i integrimit dhe promovimit të vlerave të kombit tonë”, tha Ministri Gashi.

EkoHigjiena

Ndërsa Berisha, puna e të cilit flet vëllime i emocionuar tha: ‘Kam fituar shumë çmime – por ky është më i dashuri sepse është afër zemrës”.

Fadil Berishës retroaktivisht për kontributin e tij në promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe sukseset në lëminë e fotografisë i më 2 gusht të vitit 2017 i është ndarë çmimi “Mërgimtari i Vitit”, çmim i përvjetshëm që ndahet në bazë të Rregullores 2/2016 MeD për Ndarjen e Çmimit Mërgimtar i Vitit.

Gjatë vizitës në ShBA, Ministri Gashi do të realizojë takime me komunitetin shqiptar në Neë York dhe Ëashington si do të realizojë takime me Kongresmenë, State Departamentin e ShBA dhe Odën Amerikanë të Ekonomisë – Drejtorinë për Evropë. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.