(2L ONLINE) – Kuptohet që është e vështirë udha e kalimit nga një gjendje shtetërore në një tjetër,aq më shumë kur një vend ka qenë I okupuar dhe tani I duhet ndërtuar jo vetëm institucionet shtesë për adoptimin në rrethana tjera ekonomike dhe shtetërore por të gjitha këto duhet ndërtuar pothuajse nga fillimi!
E tani këtu qëndron aftësia ose jo aftësia e strukturave që udhëheqin që këto procese të i fillojnë dhe orientojnë andej nga do të ishte më e arsyeshme dhe produktive për të ardhmen e një shteti të ri.
Unë nuk jam ekonomist dhe vështirë I kuptoj proceset ekonomike nga ana profesionale. Por një gjë e kuptoj dhe e shoh me sytë e mi sikur shumica e popullatës së vendit tonë!Se diçka nuk shkon me ekonominë tonë dhe se ajo është gjithçka tjetër veçse një ekonomi e shëndoshë jo!
Është një ekonomi konsumi dhe jo prodhuese. Importuese dhe jo eksportuese. Ekonomi e tregtisë së agallarëve dhe pashallarëve, në shumicë të vegjël e pakicë më të mëdhenj. E cila tregti dhe frymë konsumi mbijeton jo pasurisë monetare që ka ky vend-se as që do mundej të e kishte- por falë alimentacioneve që vijnë nga bashkëkombësit tanë që punojnë në vendet e zhvilluara perëndimore!
Shikoni se çfarë u ka ndodhur objekteve prodhuese të dikurshme. Të cilat në mos të vetmet, ahere kanë qenë ndër të rrallat në këto anët tona! Ato nga objekte prodhuese janë katandisur në objekte të konsumit të gjerë dhe me pakicë! Ato nga fabrika prodhuese janë shndërruar ose janë në shndërrim e sipër në objekte konsumi dhe sefaje!
Dy shembuj eklatant dhe konkret të shndërrimit nga një objekt prodhues në një të tillë konsumues janë dy fabrikat e mëdha të Gjilanit. Kombinati i Tekstilit si dhe ay I Duhanit. Këto dy fabrika që dikur ishin mbajtës të mijëra punëtorëve dhe absorbues të mëdhenj të varfërisë në këto anët tona, tani janë shndërruar në objekte sefaje ose tanimë janë në një proces të tillë!
Në vend se të bëhen përpjekje për rivitalizimin e tyre dhe të ndihmohet në eliminimin e varfërisë dhe papunësisë ato në emër të një privatizimi dhe një logjike të një agallaku neoliberal janë katandisur për mjerim ekonomik. Edhe pse dikujt kur I sheh ato mund t’i bëjnë përshtypjen e një glamouri kiç, perendimor! Mjerimi është gjithfarë!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/