Ezerski Biseri 2026 – Strugë
Nga: Arta Haziri Nuhiu
Ishte një kënaqësi dhe një privilegj i veçantë për mua të isha pjesë e Panelit Profesional të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar “Ezerski Biseri 2026”, ku pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës .
Ky festival ishte një përvojë e jashtëzakonshme, jo vetëm për mundësinë e bukur për të takuar nga afër kolege dhe mike të mrekullueshme, profesioniste të fushës së artit muzikor, nga Izraeli, Qiproja, Polonia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Ishte një privilegj të ndaja këtë panel me artiste dhe profesioniste të jashtëzakonshme, me përvojë, profesionalizëm dhe një dashuri të madhe për muzikën dhe artin.
Këto takime ndërkombëtare janë dëshmi se arti dhe muzika nuk njohin kufij, por krijojnë ura të fuqishme mes kulturave, vendeve dhe njerëzve.
Një kënaqësi e veçantë ishte edhe pjesëmarrja e një konkurrenteje nga Kosova, Tiara Hajdari, e cila në kategorinë e saj arriti të fitojë vendin e dytë!
Urime, Tiara! Të uroj shumë suksese në rrugëtimin tënd artistik dhe që ky të jetë vetëm njëri nga shumë sukseset e bukura që të presin në të ardhmen!
Një përgëzim i veçantë për Marianin, drejtorin e festivalit, për organizimin dhe profesionalizmin e treguar.
Vlerësoj veçanërisht transparencën, korrektësinë dhe profesionalizmin gjatë procesit të vlerësimit të jurisë, duke krijuar një atmosferë të denjë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë artistët dhe pjesëmarrësit.
Faleminderit për ftesën, besimin dhe këtë përvojë kaq të bukur!
Një festival që bashkon talentin, muzikën, kulturat dhe miqësinë përtej kufijve.
Strugë, shihemi përsëri! /2LONLINE/
