/2L ONLINE/ – Ekipi Veprues i Sigurisë në Bashkësi, (EVSB) n[ Viti, ka vlerësuar se situata e sigurisë në Komunën e Vitisë është e qetë dhe stabile. Gjatë këtij takimi , kryesuesit e grupeve në kuadër të këtij ekipi kanë ngritur edhe disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshëm, konkretisht rreth sigurisë së nxënësve në trafik, si dhe shqetësime të natyrave të ndryshme.
Imri Emërllahu, Koordinator i EVSB-së për Viti ndër tjerash ka njoftuar se duke u bazuar në planin vjetor ata kanë arritur të realizojnë aktivitet e parapara,duke paraqitur edhe planin e aktiviteteve të parapara deri në fund të këtij viti. Duke folur rreth realizimit të këtij plani ai tha se me ndihmën mekanizmave përkatës ata parashohin realizimin me sukses të aktiviteteve të parapara dhe njëheritë potencoi se këto aktivitete do të kenë efekte pozitive në zgjidhjen e disa problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/