(2L ONLINE) – Ekipi Veprues i Sigurisë në Bashkësi (EVSB), ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit në të cilin ka shpreh falënderim gjithë mekanizmave për bashkëpunimin tejet të mirë me këtë ekip. Përfaqësuesit e komunës së Vitisë dhe Policisë së Kosovës, kanë vlerësuar punën vullnetare të EVSB duke konsideruar si një angazhim shumë të madh të anëtarëve të ekipit.
Për bashkëpunim të suksesshëm të EVSB-së gjatë vitit 2014 me komunën dhe policinë, Ekipi Veprues i Sigurisë në Bashkësi, me mirënjohje ka nderuar kryetarin Haliti dhe komandantin Lipovica./2L ONLINE/