DYLON

EVSB mbanë fushatë të vetëdijesimit me nxënës të klasave të nënta

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të përkrahur nga Komuna e Vitisë, ditë më pare kanë filluar dy fushata vetëdijësuese ku kryesisht po mbahen ligjërata me nxënës të klasave të nënta të kësaj komune.

Njëra fushatë ka të bëjë me keqpërdorimin e rrjeteve sociale ndërsa tjetra rreth delikuencës. Koordinatori I EVSB-së për Komunën e Vitisë, Imri Emerllahu ndër tjerash tha se organizatorët kanë shpërndarë edhe broshura rreth këtyre temave dhe theksoi se materialet e shpërndara kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve. Sipas Emërllahut kjo fushatë ka filluar me 20 prill dhe do të përfundoj në fund të këtij muaji./2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.