Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), të premten ka mbajtur një takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e fshatrave komunës së Vitisë.
Gjatë këtij takimi është folur për çështje të ndryshme si identifikimi i familjeve që janë në konflikte të hapura (hasmëri),apo edhe i personave të ngujuar nga rastet e tilla.
Gjithashtu është diskutuar edhe për braktisjen e shkollimit nga nxënësit dhe mos vijimi i rregullt i mësimit. Toger Bulent Zenuni, nga Stacioni Policor në Viti, ndër tjerash duke folur mbi konfliktet e hapura bëri me dije se Policia e Kosovës ka një plan strategjik që të identifikojë problemet nëpër fshatra.
Ai shtoj se dukuritë e tilla janë shqetësuese dhe ka raste kur ato përfundojnë me fatalitet. Kurse për çështjen e braktisjes së mësimit nga nxënësit ka folur Imri Emërllahu, Koordinator i EVSB-së, i cili renditi disa faktor që sipas tij shtyjnë nxënësit në këtë fenomen si: problemet familjare, varfëria, migrimi etj.
Gjatë këtij takimi u identifikuan edhe disa raste të konflikteve të hapura në fshatrat e kësaj komune. Në fund të këtij takimi u dhanë edhe disa rekomandime se si mund të ndikohet pozitivisht në uljen e këtyre dy fenomeneve.