Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), në Viti, ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës. Koordinatori, Imri Emërllahu, ka njoftuar të pranishmit se EVSB, gjatë këtij viti, ka zhvilluar dhe mbajtur takime të shumta me përfaqsues të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar.
“Javët që po i lëm pas, janë siguruar mbi 7 puse të hapura, që ishin rrezik permanent për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Komunës së Vitisë. Vendet ku janë identifikuan puset ishin të njohura për qytetarët, sepse, i patëm bërë publike”, ka thënë Imri Emërllahu, koordinator i EVSB-së
Sipas tij, është thënë, se identifikimi i tyre ishte bërë nga EVSB në bashkpunim me Policinë e Kosovës dhe Komunën, e që ishin siguruar, dhe si të tilla nuk ishin rrezik për jetën e qytetarëve.
“EVSB dhe Policia e Kosovës gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë, e vlersojnë si të kënaqshme dhe stabile, me disa përiashtime të disa dukurive negative,- disa vjedhjeve, etj., të njohura për Policinë e Kosovës. Por, marrë në përgjithësi, falë Policisë së Kosovës dhe vetëdijësimit të qytetarëve, gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e mire”, ka thënë koordinatori Emërllahu.
Ndër të tjera janë paraqitur dhe disa nga shqetësimet e identifikuara nga antarët e EVSB-së, si: Përdorimi i celularëve në orët e mësimit nëpër shkolla, mandej problemi i dëmtimit të dyerve në shkollën e mesme të Gjimnazit në Viti, ku disa prej dyerve të klasëve nuk mbyllen fare. Parkimi i veturave para hyrjes së shkollës së Gjimnazit, e jo në vendet adekuate për parkim, vozitja e pa kontrolluar e motoçikletave nga disa të rinj, pa patent shofer, në orët e vona nëpër fshatin Smirë, si dhe mosvendosja e rrethojave në rrugën mbi fshatin Skifteraj (Gjylekar) rrugë kjo që vie nga pylli për në fshat, e që është vend me rreziqe për të gjith kalimtarët, e sidomos për automjetet.
“Shqetësimi i rrugës së lart cekur, nga koordinatori i EVSB-së, është ngritur vite më parë në KKSB, dhe ka informata se institucionet përgjegjëse kanë dalur në terren dhe se kanë mbledhur të dhënat, por deri ku ka arritur qështja, ende nuk ka njoftime”, ka thënë Emërllahu.
Sipas tij, EVSB e Vitisë, gjat këti muaji, do të zhvilloj fushatë vetëdijësuese kundër dhunës në familje, ashtu që do të bëhet senzibilizimi përmes psikologëve, mjeteve të informimit, si dhe posterve,që të mos përdoren celularët nëpër shkolla.