Anësori nga Kosova, Bernard Berisha, ka thënë se me shumë mundësi gjatë janarit do të largohet nga Skënderbeu, pasi drejt tij kanë ardhur shumë oferta.
Lojtari më i mirë i klubit nga Korça dhe ndoshta një ndër më të mirët në kampionatin shqiptarë, ka zbuluar se ata e pret një e ardhme e madhe.
“Ka interes për mua nga Gjermania dhe Belgjika. Por, nuk duhet të harrojmë se kohët e fundit kanë shfaqur interes edhe disa klube nga Turqia”.
“Përveç këtyre edhe një skuadër nga Italia më ka bërë ofertë. Në këtë mënyrë 99 për qind do të largohem nga Skënderbeu gjatë tregut të transferimeve në muajin janarit”, ka thënë Berisha për Klan Kosovën.
Të gjithë këto oferta kanë ardhur duke parë paraqitjet e mirë në Ligën e Evropës këtë sezon.