Skuadra angleze, Everton, raportohet se ka dërguar ofertën e dytë në drejtim të lojtarit të Interit, Xherdan Shaqirit. Evertoni nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garë për shërbimet e Shaqirit. Sipas raporteve të bërë nga mediat angleze, mësojmë se Evertoni tashmë ka dërguar ofertën e dytë në drejtim të lojtarit të Interit.
Evertoni dëshiron që ta huazojë fillimisht Shaqirin ndërsa të ketë të drejtë ta blejë në tërësi kartonin e tij në verën e ardhshme.