Evertoni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e Adnan Januzajt. Kosovari i talentuar, mbetet i preferuari i trajnerit Roberto Martinez. Sipas mediave angleze, skuadra nga qyteti i Liverpoolit, do të monitorojë situatën e Januzajt te United, deri në fund të këtij afati kalimtar, duke i dërguar pastaj një ofertë huazimi trajnerit Louis van Gaal.
Januzaj me ardhjen e trajnerit Van Gaal, pjesën më të madhe të kohës, e ka kaluar në bankën e rezervistëve.