DYLON

“Eurosport”: Shqipëria kualifikohet në “Euro 2016”

Avatar photo Redaksia

“Nëse danezët nuk mund të fitojnë me Portugalinë, atëherë Shqipëria do të kualifikohet si vendi i dytë me një fitore kundër Serbisë” “Edhe në qoftë se Danimarka fiton ndeshjen e saj të fundit, ata ende mund ta shohin veten jashtë ‘Euro 2016’, në qoftë se Portugalia merr një pikë në Serbi në ndeshjen e fundit të vet dhe Shqipëria mund Serbinë dhe pastaj Armeninë në dy ndeshjet e mbetura”

Portali “eurosport.com”, në analizën që u bën grupeve eliminatore të “Euro 2016”, kur ndalet te Grupi I, ku bën pjesën edhe Shqipëria, u jep shumë shanse kuqezinjve për t’u kualifikuar për në Francë, kuptohet, si vendi i dytë. “Më 8 tetor Portugalia pret Danimarkën. Kjo e fundit ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe e gjen veten në mëshirë të fatit të Portugalisë. Danimarka është vetëm një pikë përpara e Shqipërisë, por kjo e fundit ka dy ndeshje për të luajtur, ku njërën e ka në shtëpi, atë me Serbinë”, – shkruan portali europian, që ka ekskluzivitetin e golave pas ndeshjeve në ekran.

EkoHigjiena

Më tej “eurosport.com” shkruan: “Një barazim për Portugalinë në Braga në ndeshjen e fundit me Danimarkën është e mjaftueshme për t’u kualifikuar. Nëse danezët nuk mund të fitojnë me Portugalinë, atëherë Shqipëria do të kualifikohet si vendi i dytë me një fitore kundër Serbisë. Por edhe në qoftë se Danimarka fiton ndeshjen e saj të fundit, ata ende mund ta shohin veten jashtë ‘Euro 2016’, në qoftë se Portugalia merr një pikë në Serbi në ndeshjen e fundit të vet dhe Shqipëria mund Serbinë dhe pastaj Armeninë në dy ndeshjet e mbetura.” Në fund të komentit të “eurosport.com”, parashikimi për grupin tonë është ky: Portugalia në vend të parë, Shqipëria e dyta, Danimarka e tretë, Armenia e 4-ta dhe Serbia e fundit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.