DYLON

Euro Abi fitues i turneut të futbollit “2 Korriku” në Beguncë

Euro Abi fitues i turneut të futbollit “2 Korriku” në Beguncë
Avatar photo Redaksia

Në Beguncë është përmbyllur sonte Manifestimi tradicional “2 Korriku”, me një varg aktivitetesh kulturore e sportive.

Ky Manifestim që organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Vitisë, respektivisht Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, për ditë të tëra ka grumbulluar ekipe të ndryshme futbollistike anë e mban Kosovës dhe më gjerë.

Me këtë rast, është shënuar 28 vjetori i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, ku në manifestimin qendror ishin të pranishëm edhe ish delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës.

EkoHigjiena

Ish delegatja e atëhershme Feride Hyseni, në fjalën e rastit ka rikujtuar përkushtimin dhe kontributin e delegatëve me 2 korrik, si një përpjekje e vazhdueshme për shtet formim.

Ndërsa kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se turneu për 2 Korrikun, po hyn në decenien e tretë të zhvillimit dhe si i tillë në vazhdimësi është rritë dhe ka mbërri cilësi e kualitet.

Për këtë zhvillim të mbarë të kësaj ngjarje sportive, kryetari Haliti ka falënderuar gjithë mekanizmat e organizimit, ne veçanti këshillin organizativ të fshatit Beguncë dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport.

Përmbyllja e manifestimit sportive të “2 Korrikut”, është karakterizuar me disa valle të Ansamblit “Kemajl Azizi”, dhe nxënësve të shkollave fillore. Me një performancë të shkëlqyeshme që u mirëprit nga shikuesit ishte paraqitja e gjimnasteve të reja të Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, kurse ngjarja më kulmore e kësaj mbrëmje ishte ndeshja finale futbollistike mes ekipit Euro Abi- Droba që përfundoi me rezultat 4:2.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.