DYLON

EULEX: U garantua siguria gjatë procesit të zgjedhjeve

Avatar photo Redaksia

EULEX përmes një komunikate për media thekson se sipas vlerësimit paraprak në terren lidhur me përsëritjen e zgjedhjeve në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës, dje , ofruesit e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i i kanë përmbushur detyrat e tyre në mënyrë efikase.

”Ata kanë vepruar në mënyrë efikase për ta garantuar sigurinë e votuesve, të anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit dhe të lehtësuesve të zgjedhjeve nga OSBE-ja. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, në rolet e tyre si reagues të parë, të dytë dhe të tretë, e kanë mbrojtur mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në pajtim me mandatin e tyre”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

“Jam shumë i kënaqur që procesi i votimit dje u krye në mënyrë të qetë, pa incidente të mëdha, duke ju ofruar mundësi qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Bashkërendimi ndërmjet EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së ishte i shkëlqyeshëm”, thotë Bernd Borchardt, Shefi i Misionit EULEX në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.