Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), sot në mëngjes një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për Oliver Ivanoviqin, i cili dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë, thuhet në një njoftim të EULEX-it.
”Me marrëveshje paraprake në mes të prokurorit ndërkombëtar të PSRK-së dhe përfaqësuesit ligjor të Oliver Ivanoviqit, dje ai është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut. Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, Ivanoviq u arrestua dhe u dërgua para gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.