DYLON

EULEX ngriti aktakuzë kundër 11 pjesëtarëve të ROSU-së

Avatar photo Redaksia

Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës (më parë e njohur si ”ROSU”).

Të pandehurit akuzohen për Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 198 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal; për Sulm, në kundërshtim me paragrafët 1,2 dhe 3 të nenit 187 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal, dhe për Kanosje, në kundërshtim me paragrafin 4 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 185 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

EkoHigjiena

Akuzat kanë të bëjnë me pohimet për dhunën e ushtruar nga njëmbëdhjetë pjesëtarët e PK-së kundër dhjetë të paraburgosurve serbë të Kosovës, tani palë të dëmtuara, më 8 janar 2013. Dhjetë palët e dëmtuara serbë të Kosovës qenë arrestuar nga policët e PK-së më 7 janar 2013, Krishtlindjet Ortodokse, janë mbajtur në paraburgim për një natë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe janë liruar më 8 janar 2013 pas seancës dëgjimore në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë.

Dhuna e pohuar ka ndodhur më 8 janar 2013 derisa ata po transportoheshin nga pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës prej Qendrës së Paraburgimit për në Gjykatën për Kundërvajtje, si dhe në Gjykatën për Kundërvajtje.

Hetimet janë kryer nga një ekip i përbashkët i hetuesve nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe të Policisë së EULEX-it nën drejtimin e një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.