DYLON

EULEX dhuron donacion për SHKK-në

EULEX dhuron donacion për SHKK-në
Avatar photo Redaksia

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, ka pranuar donacion, tri vetura Nissan, kompjuter, UPS, ruter, printer, skaner, radiolidhje, telefona mobil, GPS, dylbi, llamba elektrike dore dhe tavolina.

Gjatë ceremonisë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi, falënderoi EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i bënë SHKK-së. Ai tha se ky donacion përveçse do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

EkoHigjiena

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha se ky mision ndodhet në Kosovë për të përkrahur institucionet për sundimin e ligjit, pjesë e së cilave është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ai shprehu besimin se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e SHKK-së në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësisë së saj.

Këto pajisje do të shfrytëzohen nga qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.