DYLON

Eto’o këshillon Salahun, “Jo te Reali, shko te Barcelona”

Avatar photo Elife Sherifi

Ish-sulmuesi i Madridit dhe Barcelonës, Samuel Eto’o, në një intervistë për BBC ka dhënë një mesazh sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ai e ka këshilluar egjiptianin që një ditë të shkojë në Barça, por jo te Reali.

“Ka gjithçka për t’u bërë më i miri në botë. Nëse i jepet mundësia që të luajë në ligën më të mirë në botë, në Spanjë, duhet të nënshkruajë për Barcelonën”, u shpreh Eto’o.

EkoHigjiena

“Real Madridi ma ka dhënë mundësinë për t’u largua nga Afrika, por e njoh stilin e Barcelonës dhe mendoj se do të ishte më mirë për të”.

Salah u transferua në Liverpool në vitin 2017 dhe për dy sezone, ai ka shënuar 71 gola në 104 paraqitje në të gjitha garat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.