DYLON

Etja (poezi)

Etja (poezi)
Avatar photo Redaksia

ETJA
Ardian Haziri

Mes dritës së lodhur dhe hijeve që zgjaten;
Përpiqem ta çliroj veten nga vetvetja;
Si ky shi që bie pareshtur;
Dhe shkund nga shpatullat e qiellit;
Retë e dendura.

EkoHigjiena

Deti është lagur;
Ka dëshmuar se edhe gjigantët ndjejnë etje.

Në kopsht, lulet jetojnë më gjatë se pranvera;
Se nuk e dinë ç’është kalimi i kohës;
Ato e matin jetën me frymën e erës;
Që u prek petalet;
Me një pikë shiu që bie nga qielli.

Mes dritës së lodhur dhe hijeve që zgjaten;
Mes shiut dhe detit;
Mësoj se gjithçka jeton më gjatë;
Kur nuk ka frikë nga përfundimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.