DYLON

Estonia mbështetë fuqishëm agjendën evropiane të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion me zyrtarë të lartë të MPJ-së së Republikës së Estonisë të kryesuar nga Mart Laanemae.

Gjatë këtij takimi u diskutua për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Ilazi, fillimisht falënderoi delegacionin estonez për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Estonisë i ka ofruar Republikës së Kosovës, si dhe e vlerësoi bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

Më tej i informoi për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare, sa i përket këtij procesi, pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

Po ashtu zëvendësministri Ilazi, nënvizoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për zbatimin e MSA-së brenda afateve të përcaktuara.

Ndërkaq nënsekretari për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Mart Laanemae, rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarë, njofton Zyra për Informim e MIE-së

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.