DYLON

Eshtrat e Isa Boletinit megjithatë varrosen në Vlorë!

Avatar photo Redaksia

Zv/kryeministri, Hashim Thaçi ka njoftuar se me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, janë pajtuar që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Vlorë, pranë varrit të Ismail Qemalit.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

EkoHigjiena

Sot, në Tiranë, sapo përfundova takimin me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të familjes Boletini. U dakorduam që eshtrat e heroit Kombëtar Isa Boletini të varrosen në Vlorë, pranë varrit të Ismail Qemalit.

Isa Boletini është njëri nga bashkëthemeluesit e shtetit shqiptar.

Ceremonia madhështore e varrimit, me pjesëmarrjen e institucioneve të dy vendeve dhe të bashkatdhetarëve tanë të të gjitha trojeve do të bëhet me 10 qershor, duke shprehur simbolikisht kontributin e Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.