DYLON

Është vënë gurthemeli i ndërtimit të pikëkalimit të ri Kapi-Sficrë mes Kosovës dhe Serbisë

Avatar photo Redaksia

Vendoset gurthemeli i pikëkalimit mes Kamenicës dhe Medvegjës, të pranishëm Tahiri dhe Kamberi nga Bujanoci. Është vënë gurthemeli i ndërtimit të pikëkalimit të ri Kapi-Sficrë mes Kosovës dhe Serbisë, në drejtim të komunës së Medvegjës.

Në ceremoni morën pjesë, ministrja Edita Tahiri me përfaqësues tjerë të Qeverisë së Kosovës e komunave Kamenicë, Medvegjë dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

EkoHigjiena

“Hapja e pikëkalimit të ri kufitar Kapija në Sfircë, lehtëson dukshëm dhe u mundëson qytetarëve të Medvegjës një lidhje më efikase me Kosovën, por edhe me Preshevën e Bujanocin. Njëkohësisht, mundëson afrimin dhe ruajtjen e bërthamës kombëtare në Medvegjë”, ka thënë mes tjerash Kamberi, shkruan Titulli.com

Sipas tij ky bashkëpunim në mes të komunës Kamenicës dhe komunës së Medvegjës, e që me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës u kurorëzua me marrëveshje në Bruksel, është shembull i mirë i cili tregon se edhe çështjet që i përkasin shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jenë pjesë të Dialogut.

Hapja e këtij pikëkalimi të ri është rezultat i marrëveshjes së Brukselit e akorduar në Bruksel më 21 Maj 2015 dhe do të funksionojë sipas modelit të IBM-it për pikë-kalimet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.