DYLON

Është realizuar me sukses trajnimi për operimin e pajisjes “Wheel Alignment”

Është realizuar me sukses trajnimi për operimin e pajisjes “Wheel Alignment”
Avatar photo Redaksia

Përfundon me sukses trajnimi për pajisjen “Wheel Alignment” në Servisin për Mirëmbajtje të Automjeteve të Rënda.

Bazuar në udhëzimet e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për funksionalizimin e Servisit për Mirëmbajtjen e Automjeteve të Rënda (SMAR), është realizuar me sukses trajnimi për operimin e pajisjes “Wheel Alignment”, njofton FSK.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe praktike mbi përdorimin e pajisjes, me theks të veçantë në gjeometrinë e gomave, si dhe në procedurat e sakta të diagnostikimit dhe rregullimit.

Në përfundim të trajnimit, pjesëtarët u pajisën me certifikata nga kompania përkatëse, duke u kualifikuar për përdorim profesional të pajisjes në mbështetje të operacioneve dhe mirëmbajtjes së automjeteve të rënda të FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.