• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Art/Kult
  3. Është promovuar libri i Prof. Dr. Bajram Kosumi “Letërsia nga burgu”
Art/Kult

Është promovuar libri i Prof. Dr. Bajram Kosumi “Letërsia nga burgu”

Redaksia 2LONLINE 3 Mars, 2021 3 minuta lexim
 Është promovuar libri i Prof. Dr. Bajram Kosumi “Letërsia nga burgu”

Në  Shkup është bërë promovimi i librit të Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi  “Letërsia nga burgu”.

Për librin “Letërsia nga burgu” kanë folur recensenti Dr. Emin Azemi dhe kritiku Prof. Ass. Dr. Bashkim Musliu.

Në promovim kanë marr pjesë zëvendëskryeministri i parë shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi,  drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Dr. Skender Asani, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, Drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Zbatimit te Gjuhës Shqipe Ylber Sela, kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ Ibrahim Kosumi, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli, poetë, profesorë, gazetarë dhe dashamirë të librit.

Libri është kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar), në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg gjatë periudhës 1945-1999.

Libri ka 350 faqe, ndahet në tetë kapituj, të cilëve ju paraprinë një parathënie dhe përmbyllen me përfundimet. Në libër trajtohen veprat letrare të shumë poetëve e të shkrimtarëve që krijuan në burgje, citohen shumë autorë kanonikë në fushë të letërsisë dhe bëhen krahasime me letërsi të ngjashme europiane e më gjerë.

Poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që shkruan në burgje, tekstet e të cilëve, më shumë ose më pak, janë analizuar në këtë libër: Adem Demaçi, Atë Zef Pllumi, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Kasëm Trebeshina, Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Trifon Xhagjika, Jorgo Bllaci, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Mehmet Myftiu, Hydajet Hyseni, Pjetër Arbnori, Murteza Xajë Nura, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Rexhep Elmazi, Maks Velo, Drita Çomo, Alush Canaj, Frederik Reshpja, Zeqir Gërvalla, Vezir Ukaj, Sylë Mujaj, Besim Zymberi, Rasim Selmani, Berat Luzha, Fazli Greiçevci, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Gani Sylaj, Muhamet Rogova, Emin Kabashi, Kurt Kola, Kolë M. Berisha, Martin Çuni, Enver Topalli, Rrahim Sadiku, Fehmi Berisha, Jahja Lluka, Zhaneta Ogranja etj. /2LONLINE.com/

Etiketat:Bajrma Kosumi Letërsia nga burgu libri Shkup
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Fundjava me librin

13 Maj, 2022

Këta janë librat që mund t’i gjeni këtë javë në bibliotekën e qytetit “Drita”

10 Maj, 2022

Libri! – /Kushtuar Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit/

23 Prill, 2022

Në UKZ në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit janë promovuar katër libra

22 Prill, 2022

Përfytyrimi magjik përfaqëson frymën hyjnore

5 Prill, 2022

Tregimet e Muhamet Halilit me stil tërheqës që kanë përsosje rrëfimesh të kënaqshme të bukura dhe me sharmë

2 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com